Brdariç: E merituam finalen. Memelli tani kërkon edhe mbijetesën

Brdariç: E merituam finalen. Memelli tani kërkon edhe

Dy trajnerët fitues të gjysmëfinaleve, Thomas Brdariç dhe Migen Memelli vlerësuan paraqitjet e Vllaznisë dhe Skënderbeut në fitoret ndaj Laçit dhe Teutës duke vënë në dukje punën e mire që kanë bërë lojtarët në fushë.

Brdariç: Jam shumë i lumtur për klubin, për tifozët, për skuadrën. Ne e meritonim këtë fitoren. Kemi punuar shumë. Ajo që na ka mbajtur bashkë në ditët më të vështira, është që kemi qëndruar bashkë dhe kjo na diferencon nga ekipet e tjera. Ne duhet të rrijmë të qetë dhe të vazhdojmë përpara. Ramë poshtë dhe mbijetuam, tani jemi rikthyer dhe do të vazhdojmë përpara. Duhet vlerësim maksimal. Përgatitje maksimale për çdo ndeshje. Rezultati i sotëm do të na ndihmojë shumë edhe për ndeshjet e ardhshme, për të arritur objektivat tona.

Migen Memelli: Suksesi i takon vetëm lojatrëve dhe vetëm atyre. E prisja që të bënim një ndeshje si kjo. Në javët e fundit kemi bërë ndeshje të mira. Lojtarët janë ata që kanë arritur gjithçka. Kampionati? Sapo i thashë lojtarëve që bënë ndeshje shumë të mire, por vetëm kaq. Nën fundjavë kemi një ndeshje shumë të rëndësishme, e cila është akoma më e rëndësishme. Ne kemi lojtarë shumë të mirë nga ana cilësore. Mos harrojmë se Skënderbeu është një klub që i promovon lojtarët e rinj. Këta duhet të bëjnë maksimumin e tyre për veten dhe për kampionatin.

EMISIONET