Brazili ndërmerr eksperimentin kundër Covid-19, do të vaksinojë një qytet të tërë

Instituti i kërkimeve në Brazil ka nisur një fushatë për të vaksinuar të gjithë popullsinë adulte në një qyteti, për të parë nëse është i mundur zvogëlimi i rasteve me Covid-19.

Studimi do të bëhet në qytetin Serrana, në juglindje të Sao Paulo.  Popullsia që do të vaksinohet arrin në 30 mijë njerëz dhe do të imunizohen në tre muaj.

Ideja për të vaksinuar të gjithë popullsinë do të lejojë studiuesit të ndjekin evolucionin e epidemisë, duke bërë të mundur llogaritje dhe parashikime për ecurinë e virusit.

Qyteti i Serrana, me një popullsi prej afro 45,000, është ndarë në katër rajone të koduara me ngjyra. Të gjithë njerëzit mbi 18 vjeç do të administrohen me një vaksinë Coronavac, me përjashtim të grave shtatzëna ose gjidhënëse dhe atyre me sëmundje të rënda.

Bota Lajme brazil coronavax serrana

EMISIONET