I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj tha se testet nuk bëhet hajt t’i bëjmë se nuk kemi se çfarë të bëjmë.

Brataj: Testet nuk bëhet hajt t’i bëjmë se nuk kemi se çfarë të bëjmë. Teste do të bëhen aq sa kërkohen, nuk i vendosim ne. Në privat shkohet për arsye administrative dhe konfirmohen nga ISHP-ja.

Mënyra e kërkesës dhe vlerësimit për tampon vazhdohet të bëhet përmes 127 dhe ndiqet procedura e zakonshme. Për vonesën e tamponëve ka prioritet për ata që janë të sëmurë, që merren nga urgjenca, spitalet dhe më pas vijnë ritestimet. Nëse shtohen kërkesat sigurisht do t’u jepet prioritet rasteve më urgjente.

Sot vetëm Tirana kishte 150 raste. Ne nuk duhet të fokusohemi në një pikë, se nuk ndryshon gjë në ecurinë dhe në kurmin e sëmundjes.