Në një intervistë për Ora News, kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj u shpreh se rritja e rasteve të reja ka të bëjë me mosrespektimin e masave.

Brataj tha se ata që janë konfirmuar si të infektuar nuk duhet të lëvizin në asnjë mënyrë edhe nëse nuk kanë simptoma.

Brataj: Numri të infektuarve dhe të sëmurëve është rritur dhe vazhdon që të kemi humbje jetë. Shkaku është mosrespektimi i rregullave. Kemi të dhëna që tregojnë se rreth 2300 raste aktive. Këta persona që janë të konfirmuar duhet të mos lëvizin në asnjë mënyrë edhe nëse nuk kanë asnjë simptomë. Nëse kanë simptoma duhet të lidhen me nr. 127 ose me mjekët specialistë.

Sipas Brataj, se edhe në muajin gusht do të vazhdohet me të njëjtin ritëm si korriku në raport me infektimet.

Brataj: Ne kemi thënë që piku ka të bëjë me masat e lirimit. Kemi thënë që masat e lirimit të korrikut do t’i përkasin gushti. Do të vazhdojë me të njëjtin ritëm ose edhe me të papritura. Veç hapjes që masave që s’kemi më çfarë të hapemi, është shtrëngimi i masave dhe respektimi rigoroz i masave. E dimë që është e vështirë, por është e vetmja mënyrë për të kontrolluar rrezikun.

Brataj tha se rimbyllja nuk i intereson askujt dhe se duhen shtuar kontrollet për personat e infektuar.

Brataj: Kush është identifikuar pozitiv me Covid, do të zbatohet ligji me masat në këtë drejtim. Kontaktet e tyre që kanë apo jo simptoma dhe që janë në pritje të tamponit, nuk duhet të lëvizin në asnjë mënyrë pasi mund të shpërndajnë infeksionin. Rimbyllja nuk i intereson askujt. Duhet shtuar kontrolli me personat e infektuar.

Referuar shifrave të fundit, Brataj shtoi se është vënë re një shtim i infektimit te moshat e reja dhe i vdekjeve pa sëmundje shoqëruese.

Brataj: Në vjeshtë do të kemi edhe virusin e gripit sezonal, ndaj të cilit po marrim masa. Është vënë re se ka vdekje pa sëmundje shoqëruese dhe se është ulur mosha e të infektuarve. Kjo ndodh jo vetëm për shkak të hapjes së masave, por edhe pse janë mosha më aktive dhe më pak e shqetësues, e ku përgjegjësia nuk është njëlloj si te të rriturit. Ne marrim masa kur na ndodh në njerëzit që njohim ose vetë ne. Atyre që nuk u ka ndodhur janë më pak të kujdesshëm. Kujdesi duhet të jetë, mbajtja e maska, distancimi fizik po ashtu. Kemi pasur sinjale herë pas here që edhe persona të infektuar kanë dalë, por kjo është një shkelje ligjore. Njerëzit duhet të marrin vesh se të infektuarit, me ose pa shenja, nuk duhet të dalin sepse bëhet burim infeksioni dhe kërcënon jetët e të tjerëve.

Intervistoi Klodi Karaj, përgatiti A. Kurti 

Lexoni të gjitha lajmet:Goditje politike ndaj RTV Ora dhe Ora News