Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimlari ka akuzuar qeverinë si përgjegjëse për varfërimin e vendit dhe largimin e të rinjve.

Ai ishte në një takim me banorët e fshatit Plasë të Pojanit të cilët vuajnë mungesën e ujit të pijshëm dhe të investimeve në bujqësi.

Postimi i plotë në Facebook:

Rilindja ka varfëruar dhe larguar të rinjtë.

Plasa po përballet me varfëri ekstreme, me mungesën e ujit të pijshëm, me mungesën e investimeve në bujqësi.

Rilindja e ka bërë të pa përballueshme jetën e banorëve të Plasës.

Më 25 prill, largojmë Rilindjen e kalbur dhe rikthejmë shpresën në vend.

Më shumë mundësi punësimi për të rinjtë, investime në bujqësi dhe infrastrukturë, vëmendje të drejtpërdrejtë për hallet dhe shqetësimet e banorëve.