Avokati, Ledio Braho, thotë se sistemi i drejtësisë është terësisht i kapur nga mazhoranca.

Sipas tij, sulmi politik ndaj Rtv Ora dhe Ora News që nuk u arrit të konkretizohet me ISHSH po tentohet të bëhet me SPAK.

Braho: Kemi një drejtësi politike. Një drejtësi e tillë kur Ylli Ndroqi i drejtohet drejtësisë kundër Erion Veliajt kemi shtyrje seancash, ndërkohë për të shpërqëndruar vëmendjen Erion Veliaj përdor SPAK-un dhe gjykatën që të bëjë presion ndaj Ylli Ndroqit duke vendosur sekuestro. Historia nisi me ISHSH, e padëgjuar. Nuk u arrit të bëhet dhe u tentua sot me SPAK.

I ftuar në Rtv Ora, ai thotë se është prania e Forcave RENEA në ambjentet e televizioneve është e paligjshme.

Braho: Edhe kjo është e paligjshme. Ligji antimafia në bazë të cilit është vendosur sekuestro përcakton se kush janë personat përgjegjës që bëjnë dorëzimin e pasurisë dhe janë oficerë të policisë gjyqësore.

Që nga ky moment që është vendosur kjo sekuestro administrator i Ora News bëhet Ministri i Financave. Unë nuk di vend tjetër që Ministri i Financave përmes Agjencisë së Menaxhimit të Pasurive të Sekuestruara të bëhet titullar i një apo dy mediave private.

Lajmet në Ora News të kthehet si te televizioni shqiptar para ’90. Kjo është ajo që po kërkon mazhoranca përmes kësaj nisme. Një media është krejtësisht absurde të sekuestrohet dhe menaxhohet nga shteti. Duan të kapin median e lirë.

Lexoni të gjitha lajmet:Goditje politike ndaj RTV Ora dhe Ora News