Përmes një postimi në Twitter, zv. Kryeministri Erion Braçe ka komentuar shkatërrimin e kartelit shqiptar të drogës.

Ai pyet pse heshtet dhe shkruan se duhet të krenohemi për policinë e shtetit.

Braçe: Perse heshtni? Ju vjen turp se karteli i kokainës cilësohej “shqipfoles”? Atëherë krenohu me policinë e shtetit shqiptar! Ne operacionin e sotëm te Europol e Eurojust, udhëhequr nga Antimafia italiane, Policia e Shtetit ishte partneri i 2-të e arrestoi numrin me te larte.