Zëvendëskryeministri, Erjon Braçe, deklaron se lojrat elektronike të fatit dhe bastet sportive nuk do të hapen më.

Në një postim në Instragram, ai thekson se prej vitit 2018, ato janë të paligjshme në Shqipëri.

“Ligji nuk ka ndryshuar!Nuk ka kthim pas në lojra fati në rrugë e poshtë pallateve!Ligji që i ndalon është në fuqi!Banditë, trafikantë droge, kriminelë ordinerë dhe politikanët e tyre që u bënë bashkë kundër nesh kur ne i mbyllën, nuk i hapin dot tani me propagandën e mbështetur mbi rrena” shkruan ai.

Reagimi vjen pas debatit të hapur sëfundmi nga VKM e firmosur prej tij që lejon hapjen e kazinove në zemër të Tiranës.

VKM u publikua në Fletoren Zyrtare me 9 shtator së bashku me rrugët në të cilat do të lejohen hapja e këtyre aktiviteteve, pwrkatwsisht: “Rruga: “Barrikadave”; Rruga: “Urani Pano”; Rruga: “Dedë Gjon Luli”; Rruga: “Ibrahim Rrugova”; Bulevardi: “Zhan D’Ark”, Rruga: “Xhorxh W. Bush””

Por Braçe në reagimin e sotëm nuk përmend kazino.