Bozo mbron qeverinë për rindërtimin: Kush akuzon për vjedhje fondesh të nxjerrë shifra, jo llafe pazari

Bozo mbron qeverinë për rindërtimin: Kush akuzon për vjedhje

Simboli i periudhës pas tërmetit të rëndë në Shqipëri, inxhinierja Luljeta Bozo që ka ndjekur edhe procesin e rindërtimit, do të jetë në listat e PS për zgjedhjet e 25 prillit.

Bozos nuk ju desh shumë për tu përshtatur duke marrë në mbrojtje qeverinë për administrimin që i bëri gjithë situatës pas tërmetit por dhe më tej me procesin e rindërtimit.

Atyre që e akuzojnë qeverinë se ka vjedhur fondet e tërmetit, Bozo u kërkoi fakte.

Bozo:Tërmeti është një dukuri e rrezikshme dhe e frikshme nuk mund të bëjmë trimin. Nga ky tërmet ne nxorëm disa mësime që kanë lidhje me shkeljet që janë bërë në fushën e ndërtimit. E kam thënë se qeveria e mori situatën në dorë dhe nuk la asnjë njeri jashtë, siguroi fonde sepse shkatërrimet ishin shumë të mëdha dhe nuk mund të bëheshin me sustë.

Mua më vjen shumë mirë që ato që kemi konstatuar si defekte nëndërtim, do të kishim gjysmën e dëmeve nëse nuk do të ishin shkelur këto rregulla, janë realizuar programin e rindërtimit.

Filluam nga zonat rurale që të hyjnë në shtëpi sa më shpejt dhe të fillojnë aktivitetin e tyre. Bujqësia ka mbajtur një peshë shumë të madhe.

Por kemi pasur një defekt se shtëpiat në fshat përveçse ishin pa leje kanë qenë dhe shumë të shpërndara.

Të hysh në shtëpi pa dhënë asnjë lekë, është një dhuratë. Në Itali akoma janë në rulota njerëzit. Këtu jo vetëm që nuk paguan asnjë lek, iu bë shtëpia e re sipas të gjitha standardeve, më vjen shumë mirë që në procesin e rindërtimit, është filluar ndërtimi sipas rregullave.

Lexo edhe: Kandidimi i Çomos dhe Bozos, Bushati: Zonja të nderuara dhe simbol i sfidave të fundit

Ky proces për mua po ecën shumë normalisht. Njerëzit duhen sqaruar se shtëpitë nuk ndërtohen me urdhrin e peshkut dhe pa pasur fonde.

Shtëpitë nuk ndërtohen pa pasur fonde dhe programi i rindërtimit deri më tani është bazuar mbi buxhetin tonë.

Evropa ka shumë burokraci derisa ti japë këto fonde. Po nuk pate lekë, sa lekë ke aq do ndërtosh. Mua më duket se po ecën mirë, normal, dhe rëndësi ka që vëmendje po i kushtohet shkollave, po ndërtohen me standarde evropiane.

Plagët e tërmetit do mbyllen shumë shpejt, dhe njerëzit duhet të jenë mirënjohës  sepse është një dhuratë e madhe që ju erdhi nga qeveria dhe jo të gjithë e bëjnë, duhet të jenë mirënjohës ndaj veprimeve të sakta.

Ata që thonë i vodhën fondet le ti nxjerrin me shifra se llafe pazari mund të bësh sa të duash. Programi i rindërtimit që nisi me tërmetin duhet të vazhdojë në një aspekt tjetër.

Edhe kryeministri Rama theksoi se gjithçka është ndërtuar deri sot është bërë me fondet e shtetit dhe kontributin e tre partnerëve Elvis Naçi, Arbër Hajdari dhe Marin Mema.

Rama: Paratë e dhëna në Bruksel administrohen nga donatorët. 100 mln euro grant që i administron BE. Çfarë kemi bërë është me buxhetin e shtetit dhe kontributin e tre partnerëve tanë Elvis Naçi, Arbër Hajdari dhe Marin Mema. Te lagjet kemi një lagje në Laç me kontributin e shtetit turk dhe një lagje në Spitallë të Durrësit me kontributin e Emirateve të Bashkuara.Nuk prekim asnjë lekë nga lekët që japin donatorët, i administrojnë vet, ne thjesht japim miratimin për projektet.

Vendi Lajme Politikë rindertimi luljeta bozo

EMISIONET