I ftuar në Ora News, ish-zëvendësministri i Ekonomisë, Eno Bozdo u shpreh se kryeministri Rama ka marrë hapa shkatërrues lidhur me kalkulimet elektorale.

Ai tha se Rama u ka dalë kundër të gjithëve lidhur me ndryshimet në kodin Zgjedhor.

Eno Bozdo: Shoh një konsekuencë gati shkatërruese të kryeministri Rama, pasi ka ndërmarrë hapa shkatërrues lidhur me kalkulimet elektorale. Ai miratoi një kod të ri zgjedhor në shkelje të marrëveshjes së 5 qershorit. Ne kemi sugjeruar që arbitri fundor të jetë Komisioni i Venecias, sidomos pas deklaratës së Komisionerit pë Zgjerim Oliver Varhelyi që apeloi për një përgjigje, Rama nuk vonon dhe del kundër të gjithëve. Të paktën duhet të shkonin në zgjedhje normale, por Rama e ka nisur këtë aventurë me mendjen e tij me kalkulime politike, por me çfarë do lloj makinacioni që do të përdorë ai, me 26 prill opozita do të jetë në drejtim të vendit.

Lidhur me çështjen e inceneratorëve, Bozdo tha se ka dërguar në SPAK dosjen e plotë, atë asaj që ai e quajti si grabitje në mes të ditës.

Eno Bozdo: Shpresoj deri në momentin e fundit, pasi padia në SPAK nga PD për inceneratorët është e plotë, me kontrata ku nuk ruhet interesi publike. Kjo është një dosje e plotë, por nuk është si gjithë dosjet e tjera. Në denoncimet e 7 viteve të fundit gjithmonë do të gjejmë një skandal që e kalon tjetrin, por kjo nuk është vjedhje, është grabitje në mes të ditës. Në një kohë pandemie, qeveria u jep para personave që nuk dihet se ku janë. SPAK duhet të veprojë patjetër, sepse kjo është një çështje kaq e madhe, që do të ndajë edhe shpalosjen e reformës në drejtësi. Nëse nuk veprohet për këtë dosje, nuk shikoj se për cilat dosje mund të veprohet.

Mazhoranca e ka përdorur reformën në drejtësi, por pas dy vitesh, pasi përfundoi kjo reformë nuk dihet s eky janë peshqit e mëdhenj. Pas 7 viteve, është bërë një shkatërrim me qëllim i institucioneve të shtetit. Korrupsioni i inceneratorëve është grup kriminal i organizuar që nuk është parë në rreth 30 vite, as në ditën më të zezë të vendit. Rasti i inceneratorëve është një simbol i një qeveria që është e zhytur totalisht në korrupsion dhe u thotë qytetarëve që mund të bëjë çfarë të dojë.