I ftuar në emisionin në ”RTV Ora” nga Besart Kadia, ish-deputeti demorkat Eno Bozdo, tha se PPP-të e qeverisë Rama e kanë kthyer ekonominë në tokë të djegur.

Sipas tij, nëse do mbahen të gjitha detyrimet, borxhi publik mund të shkojë në 100%.

Eno Bozdo:‘PPP-ja është një instrument që përdoret edhe nga ekonomitë e zhvilluara. Por, kanë bërë rregulla, i kanë forcuar sepse sigurisht kanë pasur edhe dështime. Ajo se çfarë ka ndodhur në 8 vitet e fundit është e tmerrshme. Këto PPP, e kanë bërë tokë të djegur. Të gjitha detyrimet, nëse do i mbajmë ato, do e çojë borxhin publik në 95-100%. Për një ekonomi të një vendi si Shqipëria, është e pamundur për t’u përballuar.”