Në 7 vite opozitë, Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë Rama për kontratat koncensionare PPP.

I ftuar në emisionin ”Ekopolitikë” në ”RTV Ora” nga Besart Kadia, ish-deputeti demorkat Eno Bozdo, tha se PD do të kthejë PPP-të e qeverisë Rama, por dhe vetë ato të bëra nga PD në pushtet, të cilat janë bërë gabim.

Sipas tij, PPP-të e qeverisë, nuk kanë lidhje me interesin publik, por e kanë shkelur atë.

Eno Bozdo: ‘Ka të paktën 3 vjet që Basha unë do t’i kthej mbrapsht edhe ato që kemi bërë gabim në qeverisjen tonë. Nuk mund të bëhet ndryshe. Nuk mund të jesh i besueshëm nëse t’i thua se çfarë kemi bërë ne janë të mira, dhe çfarë kanë bërë ata janë të këqija. Ajo për çfarë opozita ka akuzuar, dhe është thelbësore kur vjen puna te kontratat PPP, është interesi. Kur themi ka interes publik, zemra e çdo koncensioni, është pse këtë punë mund ta bëjë privati më mirë se shteti. Të gjitha kontratat që janë akuzuar nga opozita, janë akuzuar të korruptuar për shkelje. Ke shkelur interesin publik, kjo kontratë që t’i ke lidhur nuk është interesi publik.”