"Zyrtarët britanikë të gjithë ‘objektivë atentatesh’"/ Bëhet paralajmërimi i fortë nga krahu i djathtë i Vladimir Putin

"Zyrtarët britanikë të gjithë ‘objektivë

Krahu i djathtë i presidentit rus Vladimir Putin ka paralajmëruar sot se zyrtarët qeveritarë britanikë janë të gjithë objektivë atentatesh të mundshme nga Rusia prej mbështetjes së tyre ndaj ushtrisë së Ukrainës, shkruan tabloidi ‘i zhurmshëm’ britanik The Sun.

Dmitry Medvedev, ish-president dhe kreu i këshilli të sigurisë së Rusisë ka thënë për mediat vendase se mbështetja e Britanisë ndaj Ukrainës përbën një “luftë të padeklaruar” ndaj Rusisë”.

Zhvillimi vjen pak pasi ministri i jashtëm britanik James Cleverly mbështeti përshkallëzimin e konfliktit në atë që quante “e drejta e Ukrainës për të goditur objektiva brenda Rusisë”.

Duke shkruar në anglisht në rrjetet sociale Medvedev tha: “Sot Britania vepron si aleati i Ukrainës duke i dërguar armë, pajisje e specialistë, pra është de facto një deklarim lufte ndaj Rusisë”.

“Duke qenë kështu, çdo zyrtar publik britanik (civil ose ushtarak që nxit luftën) mudn të jetë një objektiv legjitim atentati.”

Medvedev – i cili mund të konsiderohet si një pasues i presidentit Putin nëse ai detyrohet të lërë postin, i quane zyrtarët britanikë “armiq të përjetshëm të Rusisë”.

Ai shtonte: “Zyrtarët qesharakë të Britanisë duhet të mbajnë mend se sipas të gjitha konventave ndërkombëtare, shteti i tyre konsiderohet si palë luftuese”.

Ministri Mr Cleverly, duke folur gjatë nje vizite në Estoni në kufi me Rusinë, ku janë vendosur trupat britanike, tha se Kievi “ka të drejtën legjitime për t’u vetëmbrojtur” madje shtoi se “mund të projektojë forcën përtej kufijve të saj.”

EMISIONET