Zhduket çifti gay/ Një histori dashurie mes tre burrave ka përfunduar në tragjedi. Një polic, i dyshuar për krim pasioni
Një krim i dyshuar pasioni ka tronditur Australinë! Një prezantues i famshëm atje dhe i dashuri janë zhdukur, ndërsa dyshohet se janë vrarë. Autor i dyshuar është një efektiv policie, ndërsa shkak mësohet se është bërë xhelozia
Një histori dashurie mes tre burrave ka përfunduar me zhdukjen e një prezantuesi televiziv dhe të dashurit të tij ne Sidnej të Australisë. Një efektiv policie, dikur në lidhje dashurie me personazhin e medias është arrestuar si autor i dyshuar
Gjak dhe shenja përleshjeje janë gjetur në shtëpinë e ish-prezantuesit televiziv Jesse Baird në periferi lindore të Sidneit, po ashtu edhe sende që i përkisnin burrit dhe të dashurit të tij, Luke Davies.
Ato u gjendën të hedhura në një kosh mbeturinash në jug të Sidneit.
Ndërsa Beaumont Lamarre-Condon, i vetë dorëzuar në polici, rëndojnë 2 akuza vrasje dhe zhdukjen e çiftit televiziv.
Policia nisi kërkimet pasi sendet e gjakosura të çiftit u gjetën në një kosh pranë Sidneit. Ajo që dihet deri tani është vetëm se krimi mund të ketë ndodhur për shkaqe xhelozie.
Detektivët thonë se ende nuk i kanë gjetur trupat e burrave apo nuk e kanë konfirmuar shkakun e vdekjes së tyre.
Policia pretendon se çifti u vra brenda shtëpisë së Jesse Baird në Paddington, përpara se trupat e tyre të zhvendoseshin në një furgon të bardhë.
Dëshmitarët u thanë hetuesve se dëgjuan "të bërtitura" dhe një "zënkë verbale" atë mëngjes dhe furgoni i marrë me qira u kap në vendngjarje në pamjet e kamerave të sigurisë atë mbrëmje. Furgoni u gjet në jug të Sidneit të premten në mëngjes.
Ndërsa arma e policit të lartë u gjet më vonë në një kasafortë në një stacion policie.