“Zhduket” avioni ku udhëtonte zv.presidenti afrikan! Autoritetet në alarm, asnjë shenjë për të dhe 9 personat e tjerë në bord
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Qershor 2024, 19:18
Një lajm tronditës ka ardhur nga Afrika, me aeroplanin që mbante zëvendëspresidentin e Malavisë, Saulos Chilima dhe nëntë persona të tjerë është zhdukur pasi nuk arriti të bënte një ulje të planifikuar të hënën e 10 qershorit.
Avioni i Forcave të Mbrojtjes së Malavisë që barte Chilima dhe të tjerë u largua nga kryeqyteti i Lilongëe në orën 9:17 të mëngjesit me orën lokale, tha zyra presidenciale dhe kabineti në një deklaratë.
Ende nuk ka asnjë shenjë nga avioni i zhdukur, teksa autoritetet vazhdojnë të kërkojnë për të reja.