Zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi, Lukashenko kërkon lehtësimin e izolimit të vendit

Zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi, Lukashenko kërkon

Emrat e pesë kandidatëve do të shfaqen në fletën e votimit për zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi të dielën, por për 31 vitet e fundit ka pasur vetëm një fitues.

Në pushtet që nga viti 1994, Aleksandër Lukashenko është siguruar për një mandat të ri pesë-vjeçar në një votim që opozita në mërgim e përshkruan si mashtrim. Ajo u ka bërë thirrje bjellorusëve të shënojnë një kuti që u lejon atyre të refuzojnë të gjithë kandidatët e ofruar.

Lukashenko 70 vjeç, e ka paraqitur veten si një lider tepër i zënë duke punuar për kombin që të jetë në gjendje të angazhohet në një fushatë zgjedhore.

“Të jem i sinqertë nuk e ndjek. Thjesht nuk kam kohë për të,” u tha ai punëtorëve të fabrikës javën e kaluar.

Forcat e sigurisë të Lukashenkos arrestuan dhjetëra mijëra protestues, sipas grupeve të të drejtave të njeriut  dhe të gjitha figurat kryesore të opozitës u burgosën ose u detyruan në mërgim.

Votimi i së dielës po zhvillohet në një vend ku mediat e pavarura janë të ndaluara dhe të bllokuara. Grupi i të drejtave të njeriut Viasna, i cilësuar si një organizatë ekstremiste raportoi  se ka rreth 1,250 të burgosur politikë ndërsa  presidenti bjellorus mohon se ka të tilla.

Tatsiana Chulitskaya një akademike bjelloruse në Universitetin Vilnius në Lituani, deklaroi  se katër kandidatët alternativë të zgjedhjeve nuk kishin guxuar të kritikonin presidentin.

“Këta nuk janë kandidatë në kuptimin normal të kësaj fjale. Ata thjesht po luajnë në këtë fushatë. Ata nuk po konkurrojnë me Lukashenkon,”  theksoi ajo në një intervistë telefonike.

EMISIONET