Zgjedhjet në Australi. Fiton për herë të parë pas një dekade partia laburiste

Zgjedhjet në Australi. Fiton për herë të parë pas

Zgjedhësit në australi i kanë besuar partisë laburiste drejtimin e vendit në 4 vite.

Nën drejtimin e Anthony Albanese kjo forcë ka arritur të fitojë zgjedhjet paralamentare për herë të parë pas një dekade.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Një nga politikanët më jetëgjatë të Australisë, ai u ka premtuar votuesve “rinovim, jo revolucion”, ndërsa kërkoi të rrëzojë koalicionin konservator Liberal-Nacional.

Zgjedhjet në Australi. Fiton për herë të parë pas
Ai tha se është koha që parlamenti të reflektojë “Australinë moderne”, duke përmendur gjithashtu fillimet e tij modeste si fëmijë në banesat publike.

Albanese gjithashtu ka fituar një reputacion si një mbrojtës i sistemit të kujdesit shëndetësor falas të Australisë, një avokat i komunitetit LGBTQI+, një republikan dhe një tifoz i pasionuar i ligës së regbit.

Zgjedhjet në Australi. Fiton për herë të parë pas

Anthony Albanese ka lindur në Sydney, por mediat shkruajnë se ai është me origjinë arbëreshe. Babai i tij Carlo Albanese, është nga qyteti italian Barletta, zonë ku heroi kombëtar i shqiptarëve Skënderbeu me 5,000 ushtarë shqiptarë nën komandën e tij, shtypi kryengritjen kundër mikut të tij Ferdinandi I i Napolit.

59-vjeçari me nofkën “Albo” është rritur në banesa sociale nga një nënë beqare me pension invaliditeti. Ai shpesh e ka përmendur edukimin e tij si bazë për ecurinë e tij drejt politikës.

EMISIONET