ZELENSKY SFIDON KREMLININ! Presidenti ukrainas thotë se Rusia po humbet iniciativën ushtarake

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaron se Rusia po humbet gradualisht iniciativën në luftën kundër Ukrainës dhe po përballet me izolim në rritje në arenën ndërkombëtare. Në një intervistë për mediat britanike, ai tha se humbjet e Moskës po shtohen, ndërsa Kievi po vazhdon goditjet ndaj objektivave strategjike ruse dhe kërkon më shumë mbështetje ushtarake nga aleatët perëndimorë.

ZELENSKY SFIDON KREMLININ! Presidenti ukrainas thotë se Rusia po humbet

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Rusia po humbet gradualisht avantazhin strategjik në luftë dhe se situata në front është më e favorshme për Kievin sesa në dy vitet e fundit.

Në një intervistë për median britanike The Guardian, Zelensky u shpreh se Moska nuk po e fiton luftën dhe se humbjet e saj po rriten vazhdimisht.

Sipas presidentit ukrainas, forcat ruse po humbasin më shumë se 30 mijë ushtarë në muaj, mes të vrarëve dhe të plagosurve rëndë. Ai theksoi se ky është një tregues i qartë se Rusia po humbet iniciativën në fushëbetejë.

Zelensky përmendi gjithashtu sulmet e fundit me dronë ukrainas ndaj objektivave strategjikë rusë, përfshirë zonat pranë Shën Petersburgut dhe infrastrukturën ushtarake në Krime, duke argumentuar se këto operacione kanë dëmtuar kapacitetet logjistike të Moskës.

Megjithatë, presidenti ukrainas pranoi se lufta vazhdon të ketë pasoja të rënda për vendin e tij. Ai akuzoi Rusinë për intensifikim të sulmeve ajrore ndaj qyteteve ukrainase, me qindra dronë dhe dhjetëra raketa që, sipas Kievit, kanë goditur objektiva civile dhe kanë shkaktuar viktima.

Në planin diplomatik, Zelensky zbuloi se i kishte propozuar presidentit rus Vladimir Putin një takim të drejtpërdrejtë për të diskutuar përfundimin e konfliktit, por tha se oferta ishte refuzuar nga Kremlini.

Presidenti ukrainas akuzoi gjithashtu Putinin për mashtrim të vazhdueshëm dhe deklaroi se Rusia po përballet me izolim në rritje në Evropë dhe në marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë.

Një tjetër shqetësim kryesor për Kievin mbetet mbrojtja ajrore. Zelensky u bëri thirrje aleatëve perëndimorë të shtojnë furnizimet me sisteme Patriot dhe mbështetjen ushtarake, duke theksuar se Ukraina është e gatshme të ndajë përvojën e saj në përdorimin e dronëve me vendet evropiane.

Sipas tij, fundi i luftës do të vijë kur shoqëria ruse të përballet me pasojat reale të konfliktit dhe të kuptojë koston njerëzore të tij.

EMISIONET