Zelensky: Kundërsulmi rus në Kursk ka dështuar

Zelensky: Kundërsulmi rus në Kursk ka dështuar

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se  kundërsulmi i Rusisë në rajonin e saj jugperëndimor të Kurskut ka bërë pak përparime.

“Ata donin të depërtonin atje shpejt. […] Ne nuk kemi parë ndonjë sukses serioz deri më tani”, tha Zelensky në Kiev.

Zelensky tha se Moska synon të vendosë deri në 70 000 ushtarë në rajon, i cili u sulmua nga Ukraina muajin e kaluar në një ofensivë të befasishme.

Rreth 40 000 trupa ruse janë tashmë në zonë. ”Ushtria jonë po qëndron heroikisht”, tha Zelensky.

Zelensky tha se ishte i kënaqur me rezultatet e operacionit të deritanishëm.

”Armiku është ndalur në rajonin e Kharkiv dhe avancimi i tyre në rajonin e Donetskut është ngadalësuar”, tha ai duke argumentuar se Rusia ishte detyruar të largonte trupat nga ofensivat e saj në Ukrainën veriore dhe lindore për të mbrojtur territorin e saj në Kursk.

EMISIONET