Zelensky: Gafa e Bidenit? Një gabim që mund të harrohet

Zelensky: Gafa e Bidenit? Një gabim që mund të harrohet

Thjesht një gabim që mund të harrohet, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky lidhur me gafën e fundit të presidentit të SHBA-së Joe Biden, në samitin e NATO-s në Uashington.

“Unë mendoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë shumë mbështetje për ukrainasit”, tha Zelensky. “Mendoj se mund t’i harrojmë disa gabime”, tha ai duke iu përgjigj gazetarëve gjatë një vizite në Irlandë.

Presidenti amerikan Joe Biden e prezantoi gabimisht presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky si “presidentin Putin” në samitin e NATO-s, një ngecje verbale e turpshme në një kohë kur Biden përballet me pyetje intensive në lidhje me kompetencën e tij mendore, sipas CNBC.

Ngatërresa e Biden duke iu referuar Zelensky me emrin e liderit rus, i cili ka zhvilluar një luftë shkatërruese në Ukrainë për më shumë se dy vjet, erdhi një orë përpara se Biden të përballej me gazetarët në Uashington, DC, në konferencën e tij të parë për shtyp që nga debati kundër ish-presidentit Donald Trump, në fund të qershorit.

Një numër në rritje i demokratëve po i bëjnë thirrje Bidenit të largohet si kandidati presidencial i partisë.

“Dhe tani dua t’i lë fjalën presidentit të Ukrainës, i cili ka aq guxim sa edhe vendosmëri”, tha Biden në samitin e NATO-s në Uashington, D.C.

“Zonja dhe zotërinj – presidenti Putin. Presidenti Putin”, tha Biden, përpara se të kapte gabimin e tij.

“Ai do të mundë presidentin Putin, presidenti Zelensky”, tha Biden më pas.

Zelensky e trajtoi me shkathtësi hyrjen e turbullt, duke bërë humor: “Unë jam më i mirë”.

Biden u përgjigj: “Ti je shumë më i mirë”.

Biden ka vuajtur nga belbëzimi për disa dekada.

Por, debati i tij i fundit me Trump dhe gabimet e tjera verbale dhe momentet e konfuzionit të dukshme – kanë ngritur shqetësime se 81-vjeçari, i cili është presidenti më i vjetër që ka pasur ndonjëherë SHBA-ja, po shfaq mungesë të mprehtësise verbale dhe mendore.

EMISIONET