Zelensky: Donetsk është prioriteti kryesor i Ukrainës pasi është prioriteti kryesor i Rusisë
Presidenti Volodymyr Zelensky e përshkroi situatën ushtarake në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore të hënën si të vështirë dhe tha se është "qëllimi nr. 1" i vendit sepse është gjithashtu qëllimi nr. 1 i Rusisë.
"Situata në rajonin e Donetsk është veçanërisht e rëndë," tha Zelensky në fjalimin e tij sot 26 shtator. "Ne po bëjmë gjithçka për të frenuar aktivitetin e armikut. Ky është qëllimi ynë nr. 1 për momentin, sepse Donbasi është ende objektivi nr. 1 për pushtuesit."
Që kur forcat ruse u zhvendosën në Ukrainë në fund të shkurtit, ato kanë pushtuar pothuajse të gjithë rajonin e Luhanskut dhe ngadalë po përparojnë nëpër rajonin e Donetskut, dy provincat që përbëjnë Donbasin./Reuters/