Zelenski në kopertinën e "Vouge" me bashkëshorten, shpërthejnë rrjetet sociale: Ka njerëz që vuajnë

Zelenski në kopertinën e "Vouge" me bashkëshorten,

Në rrjetet sociale, shumë persona kanë komentuar negativisht kopertinën e tetorit të revistës më të rëndësishme të modës në botë, Vogue America, kushtuar zonjës së parë ukrainase Olena Zelenska, e cila materialin e titulluar "Portreti i guximit" pozon me bashkëshortin e saj Zelensky.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

 Fotot janë realizuar nga artistja Annie Leibovitz e cila fluturoi drejt Kievit për ti realizuar.

Të shumta kanë qenë komentet negative për momentin kur u bënë këto foto, duke marrë parasysh se në Ukrainë po zhvillohet një luftë.

"Lufta nuk është Instragram", "Ka njerëz që vuajnë"

Mes komenteve është edhe ai i politologut amerikan Ian Bremmer, i cili shkruan në Twitter:

" Zelensky ka bërë një punë fantastike në luftën me rusët. Por një fotosesion i modës në kohë lufte?! Një ide e keqe."

EMISIONET