Zelenski në Kanë: Na duhet një "Charlie Chaplin"

Zelenski në Kanë: Na duhet një "Charlie Chaplin"

Presidenti ukrainas Zelenski pati një lidhje live në ceremoninë e hapjes së Festivalit të Filmit në Kanë.

Duke folur nga Kievi, ndërkohë që pushtimi rus në Ukrainë vazhdon, ai u tha të pranishmëve se është e domosdoshme që kinemaja të mos heshtë në këto kohë. Kineastët nuk duhet të jenë të vetëkënaqur e të qëndrojnë në vend ndërkohë që lufta po vazhdon.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ai përmendi gjithashtu filmin e Charlie Chaplin të vitit 1940:

"Urrejtja e njerëzve do të kalojë dhe diktatorët do të vdesin. Pushteti që ata morën nga njerëzit do t'i kthehet popullit dhe përsa kohë që njerëzit do të vdesin, liria nuk do të vdesë bashkë me to", tha ai.

Filmi i Chaplin sipas tij, ku aktori portretizon një udhëheqës fashist shumë të ngjashëm me Adolf Hitlerin, nuk e shkatërroi diktatorin e vërtetë por tregoi që kinemaja nuk hesht kurrë.

"A do të heshtë kinemaja apo do të flasë për të? Nëse ka një diktator, nëse ka një luftë për liri, përsëri gjithçka varet nga uniteti ynë. A mund të qëndrojë kinemaja jashtë këtij unitet?... Ne kemi nevojë për një Chaplin të ri që do të vërtetojë se, në kohën tonë, kinemaja nuk hesht”, tha Zelenski në fjalën e tij.

EMISIONET