Zelenski: Ne fitojmë në fushëbetejë por vetëm diplomacia do t'i japë fund luftës

Zelenski: Ne fitojmë në fushëbetejë por vetëm

Presidenti ukrainas Zelenski la deklaruar se lufta në Ukrainë mund të zgjidhet vetëm përmes diplomacisë.

Deklarata e tij vjen në një moment ku negociatat mes vendeve janë bllokuar.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Duke foluar për mediat lokale ai deklaroi se vendi i tij mund të ishte fitimtar në fushën e betejës, por luftës mund t'i jepet fund vetëm në tryezën e bisedimeve.

"Konflikti do të jetë i përgjakshëm, do të ketë luftime, por ai do të mbarojë vetëm përmes diplomacisë", ka thënë ai.

Të martën negociatori kryesor i Kievit, Mykhalo Podolyak tha se ishin në pritje për bisedimet.

Të nesërmen pati një reagim nga pala ruse që akuzonin Kievin se ishin ato që nuk donin të vazhdonin bisedimet për t'i dhënë fund armiqësisë.

Takimi i fundit për dialog mes dy palëve ka ndodhur rreth një muaj më parë, më 22 prill.

EMISIONET