Zbulohet varianti Gamma edhe në Rusi, shumë më ngjitës dhe rezistent ndaj vaksinave

Zbulohet varianti Gamma edhe  në Rusi, shumë më ngjitës dhe

Teksa e gjithë bota ndodhet para frikës për një vale të tretë të koronavirusit, për shkak të variantit “Delta”, i cili është teprë ngjitës, një tjetër mutacion i Covid-19 duket se po bëhet kërcënues.

Varianti Gamma, i gjetur për herë të parë në Brazil, tashme është evidentuar edhe në Rusi, raporton agjencia e lajmeve Interfax.

Shteti aziatik është duke u përballur me një rritje te rasteve të reja të koronavirusit dhe për këtë autoritetet evidentojnë si shkak shpërhapjen e variantit Delta si dhe  ritmin e ulët të vaksinimeve.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 24,471 raste të reja Covid-19 dhe 796 vdekje në lidhje me koronavirusin

Instituti tha se variantet Delta dhe Gamma janë cilësuar si shqetësuese pasi ato përhapen më lehtë dhe mund të zvogëlojnë efektin e antitrupave.

EMISIONET