Zbulohet sëpata prej guri, daton 1,3 milionë vjet më parë

 

Zbulohet sëpata prej guri, daton 1,3 milionë vjet më parë

Një grup arkeologësh kanë zbuluar një ndër sëpatat më të lashta të rajonit të Afrikës Veriore, që daton 1.3 milion vjet më parë. Ajo është cilësuar nga studiuesit si një “zbulim I madh” për shkak së jep të dhëna të një periudhe prehistorike, ku ka shumë pak të tilla.

Arkeologët në Marok kanë zbuluar një sëpatë të stilit më të vjetër të prodhimit të këtij lloji, që I përket Epokës së Gurit.

Kjo gjetje daton 1.3 milion vjet më pare dhe u zbulua nga një ekip prej 17 vetash, që përbëhej nga studiues marokenë, francezë dhe italiane. Ata po bënin gërmime në një gurore në periferi të kryeqytetit ekonomik të vendit Casablanca, kur ndeshën me zbulimin.

Për një nga arkeologët ky zbulim është një dëshmi e rëndësishme për periudhën parahistorike të Afrikës veriore, një periudhë komplekse ku ekzistojnë pak të dhëna.

"Është zbulim shumë i rëndësishëm në kuptimin shkencor, për natyrën dhe të ashtuquajturën kornizën kronostratigrafike të Akeleut në Afrikën Veriore. Mendojmë se bëhet fjalë për një gjetje që i takon 1 milion e 300 mijë viteve më parë, dhe është referenca më e vjetër e Akeleut në Afrikën e Veriut."

Arkeologu Abderrahim Mohib thotë se në guroren me origjinë paleolitike të Afrikës, u gjetën mjete të prera me gurë që janë karakteristike për kulturën akeuleane, edhe disa instrumente për punën më të rënda të kohës.


"Për Afrikën Lindore kemi gjetje që datojnë 1,8 milion vjet më parë, për Afrikën Jugore, 1,6 milion dhe tani pozicionin e tretë e zë vendi ynë me 1 milion e 300 mijë vite. Në shkallën universale jemi po të tretët dhe flasim për një ndër gjetjet më të vjetra në nivelin e rajonin afrikanoverior."

Hulumtimet ne Casablanca kanë vijuar për dekada të tera dhe gjetjet e gjurmëve të së shkuarës kanë bërë të mundur vërtetimin e pranisë së parë të shoqërisë njerëzore në rajonin e Afrikës.

EMISIONET