Zbulohet qyteti i lashtë nëntokësor në Turqi

Zbulohet qyteti i lashtë nëntokësor në Turqi

Një pjesë e vogël e një qyteti nëntokësor i kompletuar me zona banimi, dhoma për ruajtjen e grurit, puse, tunele dhe një kishë të mundshme të krishterë dhe një sinagogë hebraike është zbuluar në Turqinë juglindore.

Një hyrje në qytetin nëntokësor u zbulua dy vjet më parë në një shpellë në muzeun e hapur të vendbanimit antik të Midyat.

Gani Tarkan i Muzeut Mardin tha se 49 dhomat e nëndheshme të eksploruara deri më tani mendohet se përfaqësojnë vetëm rreth 3%  të qytetit, i cili mund të ketë strehuar deri në 70,000 njerëz.

Disa nga dhomat mund të jenë përdorur nga të krishterët që fshiheshin nga autoritetet romake në shekullin e dytë dhe të tretë, tha më tej ai.

 

EMISIONET