FOTO/ Vrau Klajdi Bitrin në Itali, dënohet me 18 vite burg autori algjerian i ngjarjes
Dënohet me 18 vite burg algjeriani 28-vjeçar, i cili vrau shqiptarin Klajdi Bitri me një pushkë peshkimi në Sirolo të Ankonas më 27 gusht të vitit 2023.
I riu shqiptar humbi jetën tragjikisht gjatë një sherri në trafik, teksa ndërhyri për të ndihmuar shokun e tij Italian.
28-vjeçari ishte kthyer te makina për të marrë shtizën e peshkimit dhe e kishte drejtuar ndaj të riut duke e goditur në gjoks.
Shqiptaru ndërroi jetë pak minuta më vonë, ndërsa autori u rikthye në makinë dhe ishte larguar.
Ai u arrestua para darke nga karabinierët, duke u kthyer nga peshkimi. Prokurori Marco Pucilli kërkoi dënimin prej 24 vitesh.
Gjykata përjashtoi ‘rrethanat rënduese’, ndërsa urdhëroi që algjeriani të paguajë një kompensim prej 40 mijë euro prindërve të të riut.