Vidhte shtëpi në bashkëpunim, arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Itali, ja çfarë i'u gjet në shtëpi

Vidhte shtëpi në bashkëpunim, arrestohet 35-vjeçari

Arrestohet në Itali, një 35-vjeçar shqiptar. Bëhet me dije se 35-vjeçari ishte murator me banim në Cassola, pjesë e një bande kriminale të cilët vidhnin shtëpi, së fundmi të një zyrtari publik.

Pas një kontrolli në shtëpinë e të riut shqiptar, janë gjetur dhe sekuestruar 95 gramë kokainë dhe një revole Bulldog kalibri 320 pa markë dhe numër serial. Banda kriminale përbëhej edhe nga dy shqiptarë të tjerë me banim në Parma.

Shqiptari u dërgua në burgun Vicenza për të pritur seancën e vlefshmërisë, e cila u mbajt mëngjesin e së hënës dhe në përfundim të së cilës gjyqtari dënoi  35-vjeçarin me burg.

EMISIONET