Videoskandali në rrjet/ Banda e vajzave torturon nxënësen 13-vjeçare, grushte e shkelma, i fikin cigare në fytyrë

Videoskandali në rrjet/ Banda e vajzave torturon nxënësen

Pothuajse një javë më parë, vrasja e tmerrshme e Luise 12 vjeçare nga Freudenberg (NRW) tronditi të gjithë Gjermaninë.

Ajo u godit me thikë nga dy shoqe, 12 dhe 13 vjeçe, në një pyll dhe do të varroset nesër, të mërkurën.

Tani një video e re e dhunës dhe bullizmit mes fëmijëve po trondit internetin.

Ajo u regjistrua nga nxënëse nga Heide (Schleswig-Holstein) dhe u postua në rrjete.

Për më shumë se pesë minuta, pesë deri në gjashtë vajza, 13 deri në 16 vjeç, mund të shihen duke rrotulluar Sabrinën (emri i ndryshuar) e cila është në të njëjtën moshë.

 Ato i bërtasin viktimës së tyre: “Tani mbylli sytë! Mos bertit! Hesht!”

Më pas një vajzë e godet brutalisht Sabrinën në hundë.

Ajo qan dhe lutet, duke marrë frymë në panik:

"Te lutem ndal. Nuk mund të marr frymë, nuk mundem më"

Njëra prej autorëve i pështyn në fytyrë dhe i bërtet:

  "Ne do të të rrahim derisa të rrjedh gjak në dysheme."

Banda e vajzave agresive e kishte çuar më parë vajzën e pambrojtur përmes qendrës së qytetit drejt stacionit të trenit për orë të tëra.

I vodhën xhupin dhe pulovrën dhe ja hodhën syzet.

Ato e lanë Sabrinën me Coca-Cola , i vunë zjarrin flokëve dhe i ngjitën çamçakëz. Madje i fikwn dhe cigare në fytyrë.

Një kalimtar vuri re shqetësimin e vajzës që qante, e ndihmoi dhe e solli në shtëpi.

Nëna e Sabrinës bëri denoncim!

Astrid Heidorn nga Departamenti i Policisë në Itzehoe tha se  “ne po hetojmë për lëndim të rëndë trupor në grup".

Dhuna e ndodhur më 21 shkurt, nuk ishte sulmi i parë i grupit ndaj Sabrinës.

Ajo aktualisht nuk shkon në shkollë dhe tani po merr kujdes psikologjik në një klinikë ditore.

EMISIONET