Video/ “Tërbohet” elefanti, futet në mes të dasmës dhe shkatërron gjithçka, dhëndri ia mbath

Një elefant hyri në mes të një dasme duke e shkatërruar tërësisht.

Incidenti ndodhi në fshatin Amlapur të zonës Saray Inayat të Prayagraj, Indi

Pamjet janë bërë virale në rrjete sociale dhe tregojnë momentin kur elefanti u “tërbua”, pasi u frikësua nga një fishekzjarr i lëshuar në ajër gjatë ceremonisë.

Ai përmbysi gjithashtu katër makina të parkuara në vendin e ngjarjes ndërsa dhëndri iku me vrap.

Një ekip i departamentit të pyjeve dhe zyrtarë të policisë u thirrën për ndihmë të cilët më pas arritën të vinin nën kontroll elefantin.

EMISIONET