VIDEO/ Qeni "Salçiçja psiqike" parashikon rezultatin e ndeshjes hapëse të 'EURO 2020', zbuloni kush fiton

VIDEO/ Qeni "Salçiçja psiqike"  parashikon rezultatin e

"Harrojeni Paul Oktapodin, qeni “Salçiçja Psiqike” është rikthyer për Euro 2020 dhe tashmë ka bërë parashikimin e tij për ndeshjen hapëse midis Italisë dhe Turqisë."

Ditën e sotme, 11 qershor starton "Euro 2020" dhe tifozët janë kuriozë për të parë se cila nga skuadrat do t’ia dalë të jetë fituesja e sfidës dhe për këtë u ka ardhur në ndihmë parashikimi që bën qeni i quajtur “Salçiçja Psiqike”.

Para qenit janë vendosur dy tasa me ushqimet tradicionale të vendeve përkatëse dhe atij i duhet të zgjidhte ushqimin e tij të preferuar.

Procesi është mjaft unik, qeni do të zgjedhë cilat pjata do të hajë. Ushqimi që ai ha është gjithashtu ushqimi i ekipit kombëtar që do të jetë fituesja sfidës.

Ushqimi që ai zgjedh në dy raste do të dalë si kampion.

Është pikërisht barazimi rezultati qe qeni parashikoi për sfidën hapëse të këtij kampionati, mes Turqisë dhe Italisë, duke zgjedhur një herë spageti bolonjez dhe herën tjetër zgjodhi qebapin turk me mish qengji.

Kurioziteti është shumë i madh për të parë nëse qenit do t’i dalë parashikimi, që më pas të bëhet i njohur si Oktapodi Pol.

Sipas mendimit tuaj, besoni apo jo?

 

EMISIONET