PLUMBA KRYEMINISTRIT/ Atentat ndaj Robert Fico-s (VIDEO)

PLUMBA KRYEMINISTRIT/ Atentat ndaj Robert Fico-s (VIDEO)

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico është qëlluar me armë zjarri. Sipas informacioneve të para, ai ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital.

Sipas informacioneve, gjithçka ka ndodhur pas një mbledhjeje të kabinetit dhe kur ka dalë nga godina është qëlluar me armë zjarri Robert Fitzo.

Autori ndodhet në paraburgim dhe sipas dëshmitarëve okularë objektivi i tij ishte pikërisht kryeministri i Sllovakisë.

Një shkrimtar 71-vjeçar sllovak i quajtur Juraj Tsintula është sipas mediave vendase, autori i ngjarjes së ndodhur në qytetin Hadlova, ku ai tentoi të vriste kryeministrin e vendit Robert Fico, duke e qëlluar disa herë me armë.

Kryeministri populist i Sllovakisë, Robert Fico, është në gjendje të rëndë si rezultat i plagosjes me armë zjarri pas një tubimi politik të mërkurën, thuhet në faqen e tij në rrjetin Facebook.

Stacioni televiziv sllovak, TA3, njoftoi se 59-vjeçari Fico u godit me armë zjarri në stomak pas katër të shtënave pranë Shtëpisë së Kulturës në qytetin Handlova.

Kryeministri po takohej me mbështetësit e tij në qytetin që gjendet rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit.

Dhuna politike është dënuar nga udhëheqësit në të gjithë Evropën, megjithëse aktualisht nuk dihen motivet pas sulmit. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dënoi atë që ajo e cilësoi si një "sulm të turpshëm".

“Akte të tilla dhune nuk kanë vend në shoqërinë tonë dhe minojnë demokracinë, të mirën tonë të përbashkët më të çmuar”, tha zonja von der Leyen në një postim në rrjetin X.

Kryeministri çek, Petr Fiala, e quajti incidentin "tronditës", ndërsa uroi shërimin sa më të shpejtë të kryeministrit. Ai tha se dhuna nuk duhet toleruar dhe se nuk ka vend për të në shoqëri. Deri në vitin 1992, Republika Çeke dhe Sllovakia kanë qenë pjesë e Çekosllovakisë.

Kryeministri polak, Donald Tusk, shkroi në rrjetin social X: “Lajme tronditëse nga Sllovakia”, duke shtuar se mendjen e kishte tek kryeministri gjatë këtij momenti kaq të vështirë, siç u shpreh ai./VOA

EMISIONET