Video/ Policia godet me elektroshok adoleshentin edhe pse nuk po bënte rezistencë


Një video e cila është bërë virale në internet tregon momentin kur policët e Maryland e godasin me elektroshok një adoleshent, pavarësisht që ai kishte ngritur duart lartë dhe në një formë ishte “dorëzuar”.

Videoja e cila ka marrë mbi 2.3 milionë shikime, shfaq adoleshentin me duart e ngritura larg, ndërsa ishte i rrethuar nga të paktën pesë policë në Ocean City.

Zyrtarët e Ocean City thanë se do të rishikojnë veprimet e oficerëve, por gjithashtu vunë në dukje në një njoftim për shtyp se "Oficerët lejohen të përdorin forcë, për stërvitjen e tyre, për të kapërcyer rezistencën e shfaqur".

“Çfarë po ndodhë me ju”, dëgjohet duke pyetur një kalimtar rasti të cilit policia i kërkon të largohet nga vendi i ngjarjes.

Gjithçka ndodhi pas i riu me disa shokë po “tymoste” në hapësira publike, që në këtë shtet ndalohet dhe ende nuk dihet përmbajtja e asaj që ai kishte tymosur.

EMISIONET