Video/ Polici nuk ndalet së qari pasi "u detyrua" ta vrasë 19-vjeçaren

Video/ Polici nuk ndalet së qari pasi "u detyrua" ta vrasë

Një oficer policie nga Miçigani qëlloi dhe vrau një vajzë 19-vjeçare  pasi  ajo qëlloi mbi oficerin pranë një parade të Juneteenth, thanë zyrtarët.

Një video e postuar në rrjetet sociale tregon policin i cili ulet në tokë dhe fillon të qajë pasi e ka qëlluar.

Oficeri nuk u plagos.

19-vjeçarja, e cila nuk u identifikua nga policia, dyshohet se qëlloi në drejtim të një oficeri të Departamentit të Policisë Flint i cili po punonte në një pikë trafiku gjatë Paradës së Festimit të Juneteenth në qytet, tha Policia e Shtetit në Michigan në një deklaratë.

"Hetimi paraprak tregon se oficeri, i cili po punonte në një pikë trafiku për Paradën e Festimit në Juneteenth , u qëllua nga 19-vjeçarja e cila ndodhej në makinë. Oficeri  e qëlloi më pas," tha policia e shtetit.

Nga të shtënat nuk u lëndua asnjë kalimtar.

Policia e Shtetit Michigan po heton me kërkesë të Departamentit të Policisë Flint, tha agjencia në Tëitter.

Të shtënat në Flint, Michigan, vijnë disa ditë pasi Presidenti Joe Biden nënshkroi legjislacionin që përcakton 19 Qershorin si Ditën e XIX të Pavarësisë Kombëtare - një festë federale e SHBA-së që përkujton fundin e skllavërisë në Shtetet e Bashkuara.

EMISIONET