Video/ Përmbytje të frikshme në Turqi, uji merr përpara shtëpinë

Video/ Përmbytje  të frikshme në Turqi, uji merr përpara

Kushtet e këqija atmosferike kanë shkaktuar përmbytje në territorin lindor të Turqisë, me 200 banorë të evakuuar. Lumi Arhavi  doli nga shtrati, si pasojë e reshjeve të mëdha , duke shkaktuar përmbytje në fshatra përreth, informojnë autoritetet lokale.

Deri më tani nuk janë njoftuar viktima, përveç se dëmeve të mëdha materiale. Në disa fshatra ka ndërprerje të energjisë elektrike. Ministria e Energjisë dhe Burimeve Natyrore njoftoi se 3,045 banorë mbetën pa energji elektrike për shkak të përmbytjeve në provincat fqinje të Artvin dhe Rize.

Video/ Përmbytje  të frikshme në Turqi, uji merr përpara

Mediet e huaja kanë publikuar pamjet e disa vendeve në Turqi ku rrugët janë të bllokuar nga rrëshqitja e dherave dhe ujit që ka ‘pushtuar’ vendin. Përveç Rizunda, moti i keq goditi edhe qytetin e Artvin, Ardaon Bizantin, afër kufirit me Gjeorgjinë. Rrugët në të dy qytetet u mbyllën për shkak të shirave të rrëmbyeshëm. Më shumë 110 fshatra dhe vendbanime të vogla përreth Rizuda dhe Artvin u dëmtuan.

Përmbytjet janë të shpeshta përgjatë bregdetit të Detit të Zi të Turqisë në këtë periudhë të vitit. Javën e kaluar, të paktën gjashtë vetë u vranë dhe dy të tjerë u zhdukën në përmbytjet e rrëmbyeshme në provincën Pontus të Rize .

EMISIONET