VIDEO/ Mbi 30 minuta muzikë! Trump kthen fushatën në Pensilvani në festë
Donald Trump ktheu fushatën tij mbrëm e kaluar në Pensilvani, në një festë të improvizuar me muzikë prej gati 40 minuta. Pasi dy prej anëtarëve të audiencës i ra të fikët, për shkak të temperaturave të larta në vend, kandidati republikan presidencial ndaloi pyetjet që po i bëheshin dhe tha: “Le të dëgjojmë muzikë… kush dreqin dëshiron të dëgjojë pyetje, apo jo?”
Muzika zgjati për rreth 39 minuta, ndërsa Trump dukej se po e shijonte, pasi bëri disa lëvizje kërcimi në skenë, në drejtim të turmës. Pjesa tjetër e fushatës me pyetje dhe përgjigje zgjati rreth 30 minuta.
Përgjegjësi i fushatës së Trump, Steven Cheung postoi në X "Se ishte një festë dashurie në bashkinë e PA! Të gjithë ishin aq të emocionuar sa po i binin të fikët, kështu që Donald Trump vendosi muzikë. Askush nuk donte të largohej dhe donte të dëgjonte më shumë këngë nga DJ e famshëm në Spotify”.