VIDEO/ Kërcet dhuna në Shtutgart, dhjetëra njerëz të lënduar gjatë festivalit kulturor eritrean

VIDEO/ Kërcet dhuna në Shtutgart, dhjetëra njerëz të

Një festival kulturor me afrikanë nga Eritrea në qytetin e Shtutgartit, në Gjermani, ka përfunduar me dhunë dhe rrahje. Policia gjermane raporton se ndërmjet të lënduarve janë edhe 26 efektivë policie.

Ditën e shtunë rreth 200 protestues afrikanë u mblodhën në një zonë në periferi të qytetit gjerman dhe filluan t’i gjuanin me gurë dhe sende të forta policëve dhe pjesëmarrësve në festival.

6 prej 26 policëve u dërguan në spital për shkak të dëmtimeve. 4 pjesëmarrës në festival dhe 2 protestues u dërguan gjithashtu për trajtim mjekësor.

Këto protesta ishin vetëm shfaqja e fundit e festivaleve eritreane në Gjermani dhe në vende të tjera në Europë. Gjithmonë këto festa i ka përshkuar dhuna, kur vetëm pak javë më parë kujtojmë dhunën e shfaqur në Tel Aviv, Izrael.

EMISIONET