VIDEO/ Harruan derën hapur, pallati kthehet në shpellë akulli, me temperatura -40C

VIDEO/ Harruan derën hapur, pallati kthehet në shpellë akulli, me

Një bllok apartamentesh në Kinë u shndërrua në një frigorifer gjigant pasi një qiramarrës dyshohet se kishte harruar të mbyllte derën në javën kur provinca regjistroi temperaturën më të ulët ndonjëherë.

Pamjet tronditëse treguan banorët me veshje dimërore në 'shpellën e borës' që ishte formuar pranë hyrjes së korridorit të ndërtesës në qytetin Jiamusi, provincën Heilongjiang të premten, më 24 janar.

Copa të mëdha akulli vareshin nga korniza e derës dhe tavani pasi erërat e forta shpërthyen borën nëpër portën e derës dhe mbuluan pjesën e brendshme të sallës.

Banorët ngelën të shtangur nga gjendja e krijuar teksa temperaturat shkuan në -40 gradë Celsius.

Një rrymë e ftohtë ka goditur pjesën më të madhe të Azisë, duke prekur Kinën, Japoninë dhe Korenë.

Të dielën, vetëm dy ditë pas formimit të 'shpellës së dëborës' të apartamentit, një qytet në majën më veriore të Heilongjiang regjistroi një temperaturë prej -53C, më e ulëta që nga fillimi i regjistrimeve.

Agjencia kombëtare meteorologjike e Kinës javën e kaluar u bëri thirrje qytetarëve që të siguronin ngrohje pasi i ftohti mund të kërcënonte banorët në të gjithë pjesët qendrore, veriore dhe lindore të vendit.

Moti i ftohtë goditi shumë zona që nuk janë mësuar me kushte të tilla të rënda, ku banorët zakonisht përjetojnë klimë shumë më të butë.

Por qyteti verior kinez i Mohe - i njohur si 'poli i Veriut i Kinës' - regjistroi tre ditë radhazi me temperatura nën -50C, për të cilat mediat kineze thanë se ishin të paprecedentë.

EMISIONET