VIDEO/ Digjet magazina ushtarake në Rusi
Një zjarr masiv ka përfshirë një magazinë në qytetin rus të Novosibirsk në Siberi. Pamjet tregojnë flakët që kanë përfshirë ndërtesën shumëkatëshe.
Gjithashtu lajmi është konfirmuar nga Andriy Kovalenko, kreu i Qendrës së Ukrainës Kundër Dezinformimit, i cili vuri në dukje rëndësinë e madhe të kësaj ngjarjeje.
Sipas tij, magazina i përkiste një kompanie që luante një rol thelbësor në mbështetjen e operacioneve të objekteve dhe ndërmarrjeve me rëndësi strategjike për Federatën Ruse.
"Jo vetëm një magazinë e zakonshme, por një strukturë ushtarake u dogj në Novosibirsk," tha Kovalenko.
A military warehouse caught fire in Novosibirsk tonight
— NEXTA (@nexta_tv) December 13, 2024
This was reported by the head of the Ukrainian Center for Countering Disinformation Andriy Kovalenko.
????️ “The warehouse belonged to a company that ensured the operation of strategically important facilities and enterprises… pic.twitter.com/vzYAkQm0KW