Video/ Bie në pusetën e ujërave të zeza. Nëna shpëton mrekullisht fëmijën 18 muajsh
Një nënë e tmerruar ka treguar se ajo nuk do ta harrojë kurrë ngjarjen që i ndodhi vogëlushit të saj.
Djali vetëm 18 muajsh ra në kanalin e ujërave të zeza të dielën pasdite, në një rrugë publike të Tenterdent, Kent.
Ajo ishte duke ecur me djalin e saj, kur ai papritur u zhduk pasi kapaku i pusetës u rrotullua.
Nga kamerat e sigurisë së një shtëpie ku u filmua e gjithë ngjarja u pa se nëna, një trajnere palestre, u hodh menjëherë brenda pusetës duke e nxjerrë djalin, i cili ishte i mbuluar nga jashtëqitjet dhe mbetjet e kanalizimeve.
"Mendimi im i parë në atë moment ishte: Oh Zot ka vdekur!" tha nëna e tmerruar.