Vdes australiani që ‘u varros’ në rërë në plazhin e ishullit

Vdes australiani që ‘u varros’ në rërë në

Një i ri nga Australia ka vdekur pasi mbeti i varrosur në rërën e një plazhi, njoftonin sot autoritetet.

Josh Taylor ishte duke qëndruar me miq në kampin bregdetar të ishullit Bribie në shtetin Queensland e verilindje te kontinentit, kur kishte rënë në një gropë të hapur në rërë, me sa duket për të pjekur mish.

23 vjeçari Taylor pas incidentit ishte dërguar më pas në spital me helikopter por humbi jetën dje nga plagët e tij.

Rrethanat e sakta të vdekjes së tij ende nuk janë bërë publike nga autoritetet, të cilat thanë se hetimet ende vijojnë.

Policia e Queensland tha në një deklaratë se “në vendngjarje kishte shumë njerëz prezentë dhe policia duhet të flasë me ta”, çka lë të kuptohet se mund të ketë qenë një lojë e shkuar keq mes të rinjve.

Taylor ishte me miqtë e tij në ishullin Bribie – një destinacion i njohur kampingu për të rinj, rreth 65km në veri të Brisbane, shkruanin mediat vendase.

Rrjeti vendas Courier Mail shkruante se rreth 15 vetë ndihmuar për ta çliruar të riun e bllokuar, ndërsa zyrtarët që erdhën u munduan të risillnin në jetë.

Por i riu nuk ishte rikuperuar më dhe familjarët e tij sipas këshillës së mjekëve fikën dje aparaturat që e mbanin në jetë.

Në një deklaratë emocionale ata e quanin “biri më i mirë, vëllai dhe i dashuri më i mirë për të fejuarën e tij, për të cilin do të na marrë malli çdo minutë”, shkruante Nine News.

“Për fat të keq plagët e marra ishin shumë të rënda për të tejkaluar, shkruante familja duke falënderuar punonjësit e spitalit për kujdesin. Hetimet e policisë vijojnë.

EMISIONET