Vdes 18 vjeçarja, ishte vaksinuar me AstraZeneca / Prindërit: Do dhurojmë organet e vajzës

Vdes 18 vjeçarja, ishte vaksinuar me AstraZeneca / Prindërit: Do

Camilla Canea, një vajzë 18 vjeçare humbi jetën në spital, pasi pësoi trombozë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Genova, Itali.

Sipas Corriere della Sera, 18 vjeçarja ishte vaksinuar me AstraZeneca më 25 maj. Më 3 qershor e reja u shtrua në spital, sepse kishte dhimbje të forta koke dhe vështirësi në lëvizje.

Camilla kaloi hemoragji celebrale. Ajo vdiq dje, pasi i ishte nënshtruar një operacioni për të hequr mpiksjen e gjakut.

Mësohet se prindërit e vajzës kanë dhënë leje që organet e saj të hiqen dhe të dhurohen te personat, që kanë nevojë.

Prokurori Publik i Genovas ka filluar hetimet për gjetjen e fakteve: "Ne do të zbatojmë protokollin e aplikuar tashmë për një vdekje tjetër pas vaksinës", shpjegon zëvendës Prokurori Francesco Pinto.

 

EMISIONET