Vdekja e 31 emigrantëve, mes tyre 5 gra dhe një vajzë e vogël

Vdekja e 31 emigrantëve, mes tyre 5 gra dhe një vajzë e

Pesë gra dhe një vajzë e vogël ishin mes 31 viktimave që humbën jetën pasi gomonia e tyre u përmbys në Kanalin Anglez, ndërsa po përpiqeshin që të arrinin në Britaninë e Madhe sot.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, ku në gomone sipas autoriteteve ishin 34 persona, 31 janë gjetur të pajetë, dy kanë mbijetuar dhe një nuk është gjendur ende.

Pak më parë kryeministri i Britaninë Boris Johnson, tha se do të lëvizin çdo gurë për të shkatërruar bandat e trafikimit të qenieve njerëzore.

Ai njoftoi se do të mbajë një mbledhje emergjente për të përcaktuar veprimet që do të merren për situatën, njoftoi Downing Street.

Në lidhje me rastin janë vënë në pranga katër të dyshuar si trafikantë emigrantësh.

Ky besohet që të jetë një nga aksidentet më vdekjeprurëse në të cilin përfshihen emigrantë që përpiqen të arrijë në Britani të Madhe në këtë lloj mënyrë.

EMISIONET