Vatikani: Papa Françesku nesër në mesditë do të bekojë besimtarët nga dritarja e spitalit
Dhoma e shtypit të Vatikanit ka njoftuar se nesër në mesditë Papa Françesku do të bekojë dhe përshëndesë besimtarët nga dritarja e dhomës së tij në spitalin Agostino Gemelli në Romë.
Kjo është hera e parë që Papa do të dalë publikisht para besimtarëve që kur u shtrua në spital më 14 shkurt për shkak të pneumonisë së dyfishtë.
Fjalimi i Françeskut do t'i shpërndahet edhe shtypit nesër në formë të shkruar. Papa Franesku është parë nga publiku vetëm një herë që kur u shtrua në spital më 14 shkurt, në një fotografi të publikuar nga Vatikani javën e kaluar, e cila e tregonte atë duke u lutur në një kishëz spitalore.
Vatikani tha të premten se gjendja e Papës po përmirësohet, por një zyrtar tha se ai mund të duhet të “mësojë të flasë” pas përdorimit të zgjatur të terapisë me oksigjen të lartë.