Varfëria në kulm në Afganistan/ Të pastrehët u japin heroinë qenve, i përdorin për të qëndruar ngrohtë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Dhjetor 2021, 11:32
Qytetarët afganë vazhdojnë të vuajnë pasojat e krizës politike dhe sociale në vend, pas ardhjes në pushtet të talibanëve, më 15 gusht të këtij viti.
Skenat e varfërisë ngjallin shqetësim global, ndërsa respekti për liritë themelore dhe të drejtat e njeriut duket se mungon.
Qytetarët rrëfejnë se të pastrehët u japin drogë qenve, në mënyrë që katërputroshët të krijojnë varësi ndaj kokainës, dhe të jenë vazhdimisht pranë tyre, për tu ngrohur netët e ftohta.