Vallëzim interesant në shenjë proteste në parlamentin e Zelandës së Re

Vallëzim interesant në shenjë proteste në parlamentin e

Deputetët e partisë Maori, me një vallëzim ritual ndërprenë një seancë në parlamentin e Zelandës së Re.

Deputetët e “Te Pati Maori” kryen në sallë një vallëzim tradicional Maori – Haka. Kështu ata protestuan kundër projektligjit për rishikimin e Traktatit historik të Waitangi.

Ky Traktat, i nënshkruar 184 vjet më parë midis krerëve Maori dhe Kurorës Britanike, është themeli i të drejtave të këtij komuniteti dhe marrëdhënies së tyre me shtetin.

Ligji i ri mund të kufizojë këto të drejta, gjë që ka shkaktuar një zemërim të thellë mes Maorive. Pavarësisht protestës së deputetëve, projekti i ligjit kaloi leximin e parë. 

EMISIONET