Ushtria ruse vijon bombardimet në Ukrainë, humbin jetë tre persona dhe disa të tjerë plagosen

Ushtria ruse vijon bombardimet në Ukrainë, humbin jetë tre

Tre persona u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën nga bombardimet ruse në Ukrainë. Siç raportohet sulmet ndodhën në fshatin Ulakly në rajonin lindor të Ukrainës, Donetsk.

Guvernatori lokal Vadym Filashkin në një postim në platformën Telegram, shkruan se Fshati u godit nga municione thërrmuese. Ndërtesat administrative, një shtëpi private, një dyqan dhe tetë makina janë dëmtuar. 

Ndërkohë të premten presidenti i Rusisë propozoi armëpushim në Ukrainë, por u hodh poshtë nga kreu i qeverisë ukrainase, Volodymyr Zelenskyy, si dhe nga liderët e tjerë të botës.

EMISIONET