Ushtria ruse ka vazhduar ofensivën e saj strategjike në lindje të Ukrainës
Ushtria ukrainase në deklaratën e saj të përditshme operacionale bëri me dije se ushtria ruse ka vazhduar ofensivën e saj strategjike në lindje të vendit, duke sulmuar fshatra dhe qytete të reja.
"Trupat ruse po angazhohen me kundërshtarët e tyre ukrainas me zjarr të drejtpërdrejtë pranë vendbanimit Rubezhnoye, pranë qytetit strategjik të Severodonetsk në Donbas të Ukrainës," tha shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase në një postim në Facebook.
Analistët thonë se luftimet në zonën e Sevedononetsk janë kritike për të siguruar kontrollin mbi Donbasin, qendra industriale lindore e Ukrainës, e cila përbëhet nga rajonet Donetsk dhe Luhansk.
"Trupat ruse sulmuan pa sukses qytetet Zolote dhe Kamyshevakha", tha ushtria ukrainase. Gjithashtu gjatë raportimit ushtria shtoi se, "forcat e Moskës po gjuanin me artileri vendbanimet e rëndësishme strategjike të Kamenka dhe Novoselivka. Ushtria tha gjithashtu se Rusia vazhdoi të bombardonte pozicionet ukrainase në Mariupol, pranë fabrikës së çelikut Azovstal, ku trupat e Kievit vazhdojnë të qëndrojnë".