Ushtria amerikane humbet avionin luftarak 80 mln dollarësh pa luftuar
Ushtria amerikane ka kërkuar ndihmë për të lokalizuar një prej avionëve të saj luftarakë F-35 me vlerë 80 milionë dollarë, i cili ka humbur ditën e sotme pasi piloti u hodh me parashutë teksa fluturonte.
Mësohet se avioni u zhduk të dielën pasdite kur piloti po fluturonte mbi Karolinën e Jugut, ndërsa më pas u hodh në rrethana ende të paqarta nga mjeti fluturues.
Zyrtarët thanë se po fokusonin kërkimin e tyre për avionin F-35B Lightning II rreth dy liqeneve në veri të qytetit të Charleston.
Bazuar në vendndodhjen e fundit të ditur të avionit, autoritetet po vijojnë kërkimet pranë liqenit Moultrie dhe liqenit Marion.
Avioni është një avion stealth, që do të thotë se trupi i tij, sensorët dhe sistemet janë krijuar për të funksionuar të pazbuluar nga radarët ajrorë.